Morine ne 24 oret e fundit kane hyre 18390 shtetas dhe 3421 automjete

Dogana e Morinit vazhdon të mbajë peshën kryesore të hyrje-daljeve për shtetasit e huaj veçanërisht për pushuesit kosovarë që frekuentojnë plazhet shqiptare.
Në 24 orët e fundit, kanë hyrë në territorin e Shqipërisë, përmes pikës së kalimit kufitar të Morinit 18390 shtetas dhe 3421 automjete.
Ndërsa në dalje janë shënuar 10172 shtetas dhe 2171 mjete.
Ritmet e lëvizjeve janë ende të larta edhe pse jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit pjesa më e madhe e kosovarëve agjërojnë rregullisht sipas riteve islame.
Policia kufitare punon me 8 sportele ndërsa sipas marrëveshjes ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës kontrolli i shtetasve dhe mjeteve kryhet vetëm në një pikë kalimi.
Në hyrje të Shqipërisë kontrolli realizohet nga policia kufitare e Shqipërisë ndërsa në dalje nga ajo e Kosovës.