E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident ne Ballsh vdes nje person dhe plagoset nje tjeter

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një personi dhe ka lënë të plagosur një tjetër.

Aksidenti ka ndodhur mesditën e së enjtes në aksin nacional Ballsh-Tepelenë në vendin e quajtur “Kthesat e Visokës”.

Automjti tip benz me targa të huaja me drejtues Lorenc Aliajn ka humbur kontrollin dhe ka rënë në greminë rreth 150 metra thellë.

Të dy kushërinjtë kanë marrë plagë të rënda nga përplasja dhe janë transportuar për në urgjencën e spitalit të Ballshit.

Arjan Aliaj, 22 vjeç, ka humbur jetën disa orë më vonë ndërsa në gjendje më të mirë shëndetësore paraqitet kushëriri i tij Lorenc Aliaj 25 vjeç.

Ata udhëtonin nga vendbanimi i tyre, fshati Kras, i Tepelenës drejt qytetit të Fierit.

Policia rrugore mbërriti menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Sipas burimeve të para, mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e automjetit në një terren të vështirë të këtij aksi rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›