Greva e urise ACR ofron marreveshje me plotesim te kerkesave per minatoret
Pas vendimit të gjykatës së Dibrës për ndërprerjen e grevës së urisë të minatorëve të Bulqizës, administratori juridik i kompanisë ACR, shprehu në një deklaratë për mediat se minatorëve u është dërguar një draft-marrëveshje, që plotëson kërkesat e tyre.
Në këtë draft, i cili do t’i nënshtrohet më pas legjislacionit shqiptar, përfshihet: rritja e pagës me 20 për qind, përmirësimi i kushteve të punës si dhe bërja transparente e të gjitha investimeve në minierë.
Kompania ACR është shprehur e gatshme qe drafti të firmoset mes palëve në Bulqizë, ashtu si u kërkua nga vetë minatorët.
ACR ka kërkuar gjithashtu që minatorët pas arritjes së kësaj marrëveshje të ndërpresin grevën dhe t’i rikthehen punës.