Durrës: Trioja instrumentale rikthen këngët e tokës
DURRËS- Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës, organizuar në Durrës, mbrëmjen e kaluar ka ngjitur në skenë Trion instrumentale “Dyrrhacchium”.
Instrumentistët e njohur dhe me përvojë në skenat e muzikës shqiptare, Nevila Kalaja (violinë), Merita Rexha (piano) dhe Aristidh Prosi (violonçel), kanë promovuar ansamblin e tyre të vogël një vit më parë në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës në Prishtinë.
Artistët rikthyen edhe një herë në kujtesë “Këngët e Tokës” dhe suitën e kolonës zanore të filmit “Mësonjëtorja” të kompozitorit Limoz Dizdari.
Loja në ansambël, ndjeshmëria e lartë muzikore dhe teknika e interpretimit u dalluan edhe në veprat e Franc Shubert, çka sollën edhe duartrokitjet e merituara të dëgjuesve që kishin mbushur sallën.
Ky ishte koncerti i dytë i edicionit të 6-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës, gjatë të cilit janë programuar pesë koncerte me formacione të vogla orkestrale, ku interpretojnë së bashku artistë të njohur nga Italia, Franca, Austria, Gjermania dhe Shqipëria.
Sot në mbrëmje, do të jetë radha e duos instrumentale me pjesëmarrjen e pianistes Dhurata Laze dhe kornistit Andrea Canaj, në programin e të cilëve spikasin vepra nga Mozart, List, Thoma Simaku, etj.
Festivali do të mbyllet të hënën, më 17 tetor me koncertin e Orkestrës së Dhomës “Aleksandër Moisiu", nën drejtimin e dirigjentit italian Rocco Eletto.
Kjo veprimtari është organizuar nga shoqata kulturore-artistike “Arti dhe Kultura Italo-shqiptare”.
(ATSH/BAlkanWeb)