E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: Të hapen negociatat me Malin e Zi

BRUKSEL- Në orën 12. 30 minuta Komisionieri Europian për Zgjerimin prezantoi paketën e zgjerimit dhe progresin e vendeve kandidate për integrimin në BE-së, para anëtarëve të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian. Ai e quajti një vit të rëndësishëm për integrimin, duke pasur parasysh integrimin e Kroacisë, dhe dorëzimin e kriminelëve të luftës në Hagë.

“Ka pasur zhvillime pozitive dhe jo shumë të mira sidomos mes Kosovës e Serbisë dhe këkojmë që bisedimet të nisin”- tha Fyle.

Fyle propozon hapjen e negociatave me Malin e Zi
“Ka punuar shumë. Kemi parë progres të vërtetë, duke përfshirë reformat gjyqësore, ligjin e medias, elektoral, antidiskriminimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Propozoj sot të hapen negociatat me Malin e Zi, por duhet të vazhdojë me reformat dhe të konsolidojë progesin.

Fyle: T’i japim Serbisë statusin kandidat, por Serbia duhet të normalizojë lidhjet me Kosovën
Fyle propozon dhënien e statusit të vendit kandidat, Serbisë, por nuk do të të hapë bisedimet zyrtare të pranimit, deri sa Serbia dhe Kosova të normalizojnë lidhjet e tyre. Bisedimet do nisin “në momentin kur Serbia të arrijë progres, kur të normalizojë marëdhëniet me Kosovën” – raportoi Fyle

Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Stefan Fule pritet te prezantoje sot raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, përmes të cilit do të bëhet e ditur nëse Shqipëria do të marre statusin e vendit kandidat për në BE apo jo.

Por çfarë pritet të thotë Fule për Shqipërinë? Vendi ynë ka dorëzuar formalisht kërkesën për marrjen e statusit kandidat në prill të vitit 2009 dhe duket se do të pritet akoma për këtë gjë ndërsa Serbia, e cila ka dorëzuar një kërkesë të tillë gjatë këtij viti pritet t’i ndizet drita jeshile.

Serbia “merr statusin” kandidat, Turqia vazhdon të “mbetet ende larg” standardeve të BE-së, Kroacia e “gatshme” për të hyrë në union, Maqedonia dhe Mali i Zi dy vendet me “më shumë progres” ndërsa Shqipëria me “progres të kufizuar”, Bosnje Hercegovina vend i “paralizuar dhe me konflikte”, ndërsa Kosova është e kundër e Islandës, vend i cili është i gatshëm të jetë pjesë e unionit – kjo është prognoza për progres-raportin e Komisionit Evropian për vendet kandidate dhe ato potenciale për të qenë anëtare të Bashkimit Evropian.

Disa pjesë të progres-raportit janë zbuluar nga agjencia për lajmeve për BE-së “EuObserver”. Kjo agjenci shkruan se Shqipëria pritet të marrë thuajse të njëjtin raport të vitit të kaluar sepse pak gjëra kanë ndryshuar që atëherë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›