Durrës, aksident i pazakontë, treni përplas kamionin
DURRëS- Aksident i pazakontë pranë zonës turistike të Golemit, ku linja hekurudhore ndërpritet si shkak i një kamioni i cili ka hipur mbi shinat e trenit, pas një pakujdesie në drejtimin e mjetit, por edhe mungesës së sinjalistikës.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, pranë njërit prej mbikalimeve në Golem, gjatë kohës që aty po të kalonte treni i linjës hekurudhore Tiranë-Vlorë. Kamion i ngarkuar me inerte ka hipur mbi shina, ku dhe është goditur nga treni.
Për pasojë është plagosur drejtuesi i kamionit ndërsa ka pësuar dëmtime edhe lokomotiva. Mësohet nga burime të Policisë se aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të rregullave në lëvizjen pranë shinave të trenit nga ana e drejtuesit të kamionit. Si shkak i aksidentit lëvizja e mjeteve është bllokuar për disa minuta, deri në lëvizjen e kamionit.
(m.a/News24/BalkanWeb)