Rama takim me Svobodën në selinë e PS
TIRANë- Nënkryetari i Grupit socialist të Parlamentit Europian Hannes Svoboda, ka mbërritur në selinë e PS mbasditen e sotme për tu takuar me kryeopozitarin Edi Rama. Në takimin që do të mbahet pa praninë e gayetarëve do të jenë edhe deputetë socialistë.
Nuk dihet se cila do të jetë tema e tyre e bisedimeve por gjithcka do të zbardhet menjëherë pas takimit, pasi të dy liderat, Svoboda dhe Rama do të dalin në një konferencë për shtyp.
Takimi i tyre i pason takimeve të zhvilluara ditën e djeshme me komisionerët e KiE, të cilët i bënë të qartë si liderit opozitar ashtu edhe kryeministrit që të zgjidhin krizën politike, përndryshe vendi do të bëjë hapa parapa.
(m.a/BalkanWeb)