E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-Kroaci,pakt për emergjencat


Ministria e Brendshme shqiptare nënshkroi sot një memorandum mirëkuptimi mes Shqipërisë dhe Kroacisë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe ato teknologjike.Marrëveshja u firmos nga Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Alfred Olli dhe Drejtori i Drejtorisë Kombëtare të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Kroacisë Damir Trut.

Të pranishëm në këtë firmosjen e këtij pati kanë qenë dhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe Zëvendëskryeministres së Kroacisë Durda Adlesiç.

Ministri Basha dhe Zv. kryeministrja kroate Adlesiç deklaruan gatishmërinë për zbatimin e plotë të këtij memorandumi që parashikon ndihmën e ndërsjelltë në kapërcimin ose zbutjen e fatkeqësive natyrore, shkëmbimin e informacionit, të përvojës dhe trajnimin e efektivave të strukturave homologe të emergjencave civile shqiptare e kroate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›