Ambasadori francez: Pavaresia e Kosoves e pakthyeshme
PRISHTINE- Ambasadori francez në Beograd, Zhan Fransoa Teral, ka deklaruar se "Franca e ka njohur pavarësinë e Kosovës, siç e kanë bërë këtë edhe 22 shtete anëtare të BE-së", duke theksuar se "kjo është një situatë e pakthyeshme me të cilën duhet të përballet Serbia."
Sa i përket Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Teral tha se pavarësisht verdiktit të saj, "duhet punuar në qetësimin e situatës dhe në normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës, me qëllimin përfundimtar që të gjitha vendet e rajonit të hyjnë në BE dhe të zhvillohen marrëdhëniet harmonike ndërmjet të gjitha atyre vendeve", ka deklaruar ambasadori francez në Beograd për gazetën serbe, "Veçernje novosti".
(s.g/balkanWeb)