Durres aksident me dy te plagosur
Një aksident me dy të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje kritike për jetën është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Maminasit.
Një automjet tip “Benz” me targa TR 9972 P, gjatë kohës që po udhëtonte në drejtim të Tiranës, është përplasur me një nga shtyllat e ndriçimit.
Si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit , Bashkim Fulika, 40 vjeç banor i Tiranës, si dhe 30 vjeçari, Bledar Dunga nga Lezha.
Sipas policisë 30 vjeçari ndodhet në sallën e reanimacionit në gjendje kritike për jetën, për shkak të dëmtimeve të shumta që ka marrë në trup e kokë. Nga hetimet e para të grupit hetimor dyshohet që shkak i aksidentet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.