E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, policia rrethon të dyshuarin e vrasjeve në Tuluz

FRANCË- Policia franceze ka rrethuar mëngjesin e sotëm autorin e vrasjeve në një shkollë hebreje në Tuluzë, sic raporton BBC.

Mësohet se ai është një 24-vjecar, i cili strehohej në një shtëpi në veri të qytetit, ndërsa zyrtarët e ministrisë së Brendshme deklaruan se ky i fundit ishte i lidhur me Al Kaedën, madje ishte trajnuar edhe në kampet mes Pakistanit e Afganistanit.

Gjatë operacionit të policisë për ta kapur, i riu ka bërë rezistencë duke plagosur edhe dy policë. Policia ka thirrur edhe të ëmën që ta bindë të dorëzohet, por ajo ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë, ndërkohë që negociatat me të vazhdojnë.

Nëna e tij ka deklaruar më tej se vrasjet e të birit janë kryer në shenjë hakmarrje për fëmijët e vrarë në Palestinë si dhe për “krimet” e ushtarëve francezë në Afganistan.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›