E Shtunë, 31 Tetor 2026

Termet 7.6 balle ne Meksike

Meksika është goditur nga një tërmet i fuqishëm. Sipas CNN, Instituti Gjeosizmik amerikan tha se tërmeti është me intensitet 7.6 ballë. Epiqendra e tij është 15 milje në lindje të Omtepek, në shtetin e Guerreros dhe një thellësi 17 km.

Dëshmitarët thanë se ndërtesat u lëkunden edhe në kryeqytet në Meksiko City, ndërsa njerëzit kanë dalë të frikësuar në rrugë. Nuk është ende e qartë nëse termeti ka shkaktuar dëme në njerez apo materiale.

Presidenti meksikan Kalderon tha në një postim në “Tuitter” se nuk ka raportime për dëme serioze.

Në kryeqytetin meksikan, kryebashkiaku Marcelo Ebrard ka deklaruar se nuk ka dëme të dukshme. Ai tha se në shumë ndërtesa banorët janë evakuar. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›