Korcë, dhunohen varrezat e fshatit. Prokuroria hap hetim
Sipas policisë, që ka verifikuar ngjarjen në vend, por duke ju referuar edhe dëshmive të banorëve, në varrezat e fshatit janë dhunuar të paktën 25 varre. Prokuroria nis hetimet.
KORÇË - Dhunohen në mënyrë masive varrezat e një fshati në rrethin e Korçës. Ndërsa, policia e prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë. Dëmtimi i varrezave publike të fshatit Shën Gjergj në Komunën e Pojanit, ka ndodhur natën, duke gdhirë dita e shtunë. Sipas policisë, që ka verifikuar ngjarjen në vend, por duke ju referuar edhe dëshmive të banorëve, në varrezat e këtij fshati janë dhunuar të paktën 25 varre. Mësohet se janë dëmtuar më shumë pllakat rrethuese të tyre si dhe vazot ku mbahen lulet. Në një pjesë të varrezës janë vjedhur edhe zbukurimet prej bronzi. "Ishte një pamje rrëqethëse. Jemi të indinjuar shumë, pasi janë dëmtuar masivisht varrezat e fshatit tonë. Një rast i tillë nuk ka ndodhur më parë tek ne, ndaj dhe nuk dimë të shpjegojmë arsyet që çuan autorët e ngjarjes në dhunimin e të vdekurve. Organet kompetente duhet të gjejnë dhe të ndëshkojnë autorët e këtij veprimi të shëmtuar", - thanë disa banorë të fshatit Shën Gjergj. Burime nga policia lokale, bëjnë me dije se varret e dëmtuara me thyerje të pllakave dhe të vazove nuk i përkasin vetëm një fisi të vetëm, fakt ky që do të ngrinte dyshimet se ky veprim ka qenë i qëllimshëm dhe për hakmarrje. Por, në varrezat e fshatit Shën Gjergj janë prishur, thyer e vjedhur varre të ndryshme të banorëve të vdekur të këtij fshati. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, policia ka deklaruar se dhunimi i varreve është bërë nga persona të papër-gjegjshëm. Ndonëse në lidhje me ngjarjen janë marrë në pyetje disa persona, ende nuk ka asnjë të akuzuar si autor i dhunimit të varreve në fshatin Shën Gjegj. Policia ka marrë në pyetje banorët dhe kryeplakun e fshatit. Ajo përjashton në mënyrë kategorike mundësinë e dëmtimit të këtyre varrezave nga ndonjë grup fëmijësh, për vetë faktin se janë dhunuar pjesa më e madhe e varreve të fshatit.
(s.g/BalkanWeb)