Durrës, aksident tragjik, humb jetën 13-vjeçarja, pranga autorit

Një aksident tragjik me pasoja për jetën ka ndodhur mesditën e sotme në Rashbull të Durrësit.
Sipas burimeve të uniformave blu, mësohet se viktima është një vajzë 13-vjecare, me incialet G.D, e cila është përplasur teksa kalonte rrugën.
Tashmë në pranga ka rënë autori i kësaj ngjarje, i cili është indetifikuar. Drejtuesi i mjetit Euglen Çela, po udhëtonte me një foristradë me targa angleze, ndërsa ka shkaktuar këtë ngjarje të rëndë.