Durrës, aksidenti i merr jetën 4-vjeçarit

Aksidenti u regjistrua në rrugën e vjetër nacionale Durrës-Tiranë, në afërsi të fshatit Pjezës.
Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut bënë të ditur se përplasja e dy mjeteve, përkatësisht tip Benz dhe BMW, ka shkaktuar vdjekjen e 4-vjeçarit me iniciale N. Sh. dhe dëmtimin në pjesë të ndryshme të trupit të vëllait të tij 6-vjeçar A. Sh.
Sipas të njëjtave burime, 6-vjeçari vazhdon të jetë në gjëndje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Durrësit. Në aksident janë dëmtuar më lehtë edhe babai i dy fëmijëve Nyredin Shehu, si dhe dy persona të tjerë që ndodheshin në autoveturën e tyre.
Policia vazhdon të hetojë mbi rrethanat e aksidentit, që ndodhi 12 km larg Durrësit, ndërsa mësohet se shpejtësia mbetet shkaktari kryesor që çoi në humbjen e jetës njerëzore./Start/
2012-07-30 10:17