E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, 5 në pranga për vjedhje

Kështu, u arrestuan në flagrancë shtetasit Pavli Zotaj, 19-vjeç dhe Nertil Zotaj, 24-vjeç, të dy  banues në lagjen “Kushtrimi”  Vlorë. Arrestimi i tyre u bë pasi janë autorët e vjedhjes së disa sendeve brenda kalcetos së shtetasit P. T.

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë shtetasit Redi Preni, 21-vjeç, dhe Kristjano Beqari,  19-vjeç, të dy banues në Tiranë dhe të dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i këtyre shtetasve u krye pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur disa sende personale dy pushuesve në fshatin Jalë. 

Ndërkohë, u arrestua shtetasi Irfan Koçi, 26-vjeç, banues në Durrës. Arrestimi i i tij u krye pasi në Sarandë brenda Disko “MANGO” i ka vjedhur sende personale shtetases Dh. S. Për të gjitha ngjarjet e mësipërme është bërë dokumentimi i plotë ligjor dhe materialet procedurale i janë referuar Organit të Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme. /Start/

                                                                                             2012-07-30 10:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›