“Përgjigjem pas imunitetit, rrezik për keqpërdorim”

Drafti për imunitetet, që ende nuk është miratuar në Parlament, nuk i mbron më deputetët, gjyqtarët dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga çdo formë e hetimit paraprak, ku përfshihet edhe përgjimi. Njohësi i Kushtetutës, Gent Ibrahimi, vlerëson nismën, por sheh si efekt anësor mundësinë e keqpërdorimit të saj.
"Ajo çka bëhet me këto ndryshime, është që, çdo lloj mbrojtje që ka të bëjë me hetimin paraprak, bie. Pra një prokuror sot në Shqipëri është në gjendje të fillojë një hetim edhe të fshehtë kundër një deputeti, gjyqtari apo ministri ta përgjojë atë, të përdorë llojet e tjerë të hetimit, siç janë ndjekjet, gjurmimet apo dhe mund ta thërrasë personin që ka dijeni për çështjet, pra mund të bëjë gjithçka që ja dikton nevoja e hetimit, pa qenë nevoja për të kërkuar autorizim nga Kuvendi për deputetët dhe nga KLD për gjyqtarët. Imuniteti ka qenë mbrojtje reale, tani nuk ekziston më kjo mbrojtje. Natyrisht, që mundësia teorike për abuzim ekziston", deklaron Ibrahimi.
Përballë kësaj situate, ai thotë se në Kushtetutë duhet të garantohet vullneti i opozitës dhe një garanci do të ishte zgjedhja me 84 vota e Prokurorit të Përgjithshëm dhe gjyqtarëve të gjykatave më të larta në vend. Sipas tij, kjo nuk do të nevojitej nëse do të ishte ende në fuqi zgjedhja e presidentit me shumicë të cilësuar në të gjitha raundet.
"Me Kushtetutën që kishim përpara ndryshimeve të 2008-ës garancitë ekzistonin në disa forma, një garanci p.sh, garancia themelore ishte mënyra e zgjedhjes e presidentit, e cila ra. Ra me konsensusin e palëve, e cila dha pasoja anësore, siç është aftësia e shumicës për tu imponuar dhe në nivelin e gjyqësorit edhe në nivelin e Prokurorisë së Përgjithshme e kështu me radhë. Prandaj, në një farë mënyrë justifikohet kërkesa për të rishikuar atë sistem garancish të pakicësh që ekziston dhe nuk ekziston më", shprehet Ibrahimi, cituar nga AS.
Për të nuk përjashtohet të ndodh ajo që argumentojnë demokratët, që opozita mund ti përdor emërimet me shumicë të cilësuar, për të bllokuar. Por, zgjidhja për të shmangur këtë rrezik, siç vlerëson ai, është konsensusi mes palëve. /Start/
2012-07-30 09:52