E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres ankth per fatin e Mirush Kabashit

Aktori ka marre pjese ne nje gare noti. Nderroi destinacionin familjaret u alarmuan per mbytje

Nje gare noti mes te rinjsh dhe veteranesh ka shkaktuar emocione dhe ankth per fatin e aktorit te mirenjohur te skenes dhe ekranit Mjeshtrit te Madh te Punes Mirush Kabashi i cili vazhdon te sfidoje dhe te jete protagonist ne menyre te vecante. Pjesemarres ne aktivitetin e organizuar me synimin e rikthimit te tradites se notit nje tradite e harruar ne Durres Kabashi ka ndryshuar destinacionin duke alarmuar familjaret dhe ata qe po ndiqnin nga afer garen midis brezave. Gara demonstrative e notit nisi nga kalata 0 e portit detar per te perfunduar prane pistes Iliria por kur te gjithe ishin kthyer Mirush Kabashi nuk dukej gjekundi as ne det dhe as ne rere. Minuta ankthi e tensioni kane perjetuar te gjithe pjesemarresit dhe familjaret e tij ndersa policia kufitare eshte vene ne levizje per nje operacion kerkim-shpetimi. Aftesite ne not te tij jane te njohura dhe te afirmuara publikisht keshtu qe edhe kete here 62-vjecari Kabashi nuk ka zhgenjyer. Ka arritur te dale me not ne zonen e Shkembit te Kavajes duke e tejkaluar distancen e vendosur nga organizatoret. Qetesisht eshte ulur ne nje lokal duke shijuar rrezet e diellit dhe triumfin personal nga bregu pa e ditur se roja bregdetare kishte nisur kerkimin per te. Sipas Kabashit deti me tallaze e ka terhequr duke e larguar nga plazhi i Durresit ku duhej te mbyllej gara. Nje vit me pare Kabashi pershkoi me not nje distance prej 5 km per nje ore e 50 minuta ndersa dy dekada me pare me nje grup notaresh profesioniste pati pershkuar itinerarin Sazan-Vlore nje distance prej afro 18 kilometrash. Vellai i tij Gezim Kabashi lidhur me ngjarjen e 24 viteve te shkuara ofron edhe kroniken e medias se shkruar sportive ne kohen qe Mirushi sfidoi per here te pare notaret. Gazeta Sporti shqiptar e dates 3 tetor 1986 shkruante 15 notare kane pershkuar me 29 shtator distancen Sazan-Vlore me not. Mes tyre edhe Mirush Kabashi aktori i njohur durrsak. Menduam se mos kishte ardhur per te bere ndonje shaka qe ai i ka aq te bukura dhe plot humor por jo. Mirushi 38-vjecar kishte ardhur per te marre pjese ne maratone me po aq seriozitet sa te tjeret. E me pas Notaret e rinj e pershkuan distancen per rreth 5 ore e gjysme. Kur beme foton kerkuam mes tyre edhe Mirush Kabashin por nuk e gjetem. Na thane se u vesh menjehere dhe u nis per ne Durres ku shoket e teatrit e prisnin per te dhene shfaqje. Megjithese shume i lodhur besojme se edhe ate mbremje si gjithnje ai do te kete luajtur bukur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›