Republika e Shqiperise sh.a.
Akuzat qe shkembejne selite e PD-se dhe PS-se me njera-tjetren ne kete prag fushate elektorale po tregojne nje te vertete te madhe. Shteti yne eshte tashme nje shoqeri aksionere sh.a ku aksionere eshte e gjithe politika shqiptare. Te majte e te djathte pozite e opozite pa dallim jane te bashkuar ne shoqeri te perbashketa aksioneresh. Tartari Selmanllari dhe Avllari perfaqesojne ne fakt simbolikisht menyren sesi ndahen fitimet ndermjet pozites dhe opozites. Raporti i ndarjes se fitimeve te pakten ndermjet ketyre tre aksionereve eshte 80 per qeverine grupin e ngushte qe qeveris dhe 20 per opoziten grupin edhe me te ngushte qe jep leje ndertimi. Deklarimet qe bejne palet per njeri-tjetrin e shprehin pa dashjen e tyre kete te vertete te madhe.
Kombinimi i ortakerise qeveri-opozite ne menaxhimin e puneve publike e private eshte absolutisht perfekt dhe teper eficent. Nje pjese e ortakeve zakonisht jane shumica siguron favore ne qeveri kurse pjesa e mbetur siguron favore ne bashki. Keshtu qeveria dhe bashkia njekohesisht pozita dhe opozita vihen ne sherbim te ketyre ortakerive duke multiplifikuar fitimet e grupeve perkatese qe drejtojne qeverisjen qendrore dhe ate lokale. Me kete rast krijohen ura bashkepunimi ndermjet politikes anet e se ciles kane per detyre me se paku te ruajne perqindjet e aksioneve ne shoqerite e investimeve dhe me se shumti ti shtojne perqindjet vetes duke fituar sa me shume vota per te rrembyer sa me shume aksione ne kesi shoqerish te perbashketa. Ne keto kushte qartesisht politika vihet ne sherbim te kesaj logjike dhe i sherben ngushtesisht ketij realiteti.
Ky realitet provohet cdo dite ne cdo fjale apo akuze qe politika leshon per konsum publik. Kur Edi Rama fliste per politike te re pertej te majtes dhe te djathtes kishte parasysh pikerisht kete bashkepunim aksioneresh qe zhvatin ne cdo pushtet te mundshem. Nga ana tjeter kur Berisha etiketon Ramen si Mr. 20 ka parasysh se kaq eshte perqindja e aksioneve qe i takon opozites cdo investimi ne shoqerine aksionere. Rama perfaqesuesit e tij duket sikur ankohet per kete perqindje te ulet qe i lihet teksa zbulon per dite se aksioneret e medhenj miq te qeverise perfitojne me shume sesa aksioneret miq te tij. Te dy palet vetem sa ekspozojne shumat marramendese qe ndajne ne fund te vitit si divident ne shoqerite aksionere te zhvatjes se Shqiperise. Shumat duhet te jene te medha. Me nje llogari te thjeshte nese marrim te mireqena shifrat qe thuhen publikisht se 20 perqindeshi i Rames vlen 100 milione euro atehere 80 perqindeshi i Berishes eshte te pakten 400 milione euro. Kjo eshte logjika e nje shoqerie aksionere fitimprurese.
Politika eshte molepsur keqas sepse duke qene te gjithe ne shoqeri te perbashketa aksioneresh te gjithe krahet jane praktikisht dhe ekonomikisht ne pushtet. Vendi mbi te gjitha nuk ka opozite sepse kjo e fundit eshte aksionere ne shoqerine e perbashket me qeverine pra eshte ne pushtet. Megjithese aksionere ne minorance ose ne pushtet lokal perseri fitimet jane shume te medha aq te medha sa qe nuk ia vlen te merresh me opozite politike reale. Me nje opozite ne pushtet nuk ka demokraci. Nga ana tjeter pozita qe zoteron shumicen e aksioneve ne biznesin e perbashket nuk ka sesi te jete me e mire kur nuk ka opozite. Per sa kohe qe opozita jep leje ndertimi pozita eshte legjitime te beje cte doje me kete vend. Kjo eshte aksioma ne te cilen vepron qartesisht politika jone. Kjo aksiome vihet re ne cdo deklarim te zyrtareve te pushtetit kur ne shfaqjet e tyre publike justifikohen me referenca nga skandalet e qeverive apo bashkive qe drejtohen nga PS-ja.
Morali qe palet perpiqen te shesin publikisht eshte i peshtire dhe hipokrit. Fabulat qe sajohen neper konferenca shtypi ne emer te moralit bazohen ne thirrjen e hajdutit per te kapur hajdutin. Ne boten e te moralshmes hajduti eshte nje fjale e rende dhe terheq nje audience shume te madhe. Fiks kjo audience i duhet politikes qe te shmange vemendjen nga biznesi i aksionereve te perbashket. Sigurisht ne fund askush te pakten hajdutet e vertete nuk kapet sepse vjen koha qe aksioneret te ndajne dividentet dhe keshtu zbuten gjakrat qofte edhe perkohesisht. Ne kete periudhe zbutjeje bota qe jeton me moral sheh dhe duartroket me sinqeritet keshtu e kerkon morali njerezor konsensuse politike e tryeza reformash konsensuale te cilat nuk u prishin ndonje pune shoqerive te perbashketa aksionere.
Morali i biznesit nuk perkon me moralin e shoqerise. Kjo eshte nje aksiome e vjeter sa vete shoqeria moderne. Ne kohe fushatash elektorale si kjo qe kemi hyre tashme palet politike i tregojne haptazi pislleqet qe bejne bashke neper shoqerite e perbashketa te biznesit me shpresen qe populli pasi ti pertype keto akuza te rreshtohet ne favorin e tyre. Zakonisht suksesi i paleve percaktohet nga fakti se sa bukur e luan rolin e akuzuesit ose te te akuzuarit. Te dy lideret tane e kane mesuar mjeshterisht kete loje qe vazhdojne ta luajne me pasion te madh. Te gjithe e dime se kur te kap Berisha ne dore te telendis paq. Ashtu sic e dime se Rama ka mesuar mjaft mire rolin e viktimes se akuzuar qe i dhimbset elektoratit bash ne momentin e duhur. Me thene te drejten nuk eshte se sia kane arritur.
Kjo politike ka shnderruar te gjithe shtetin bashke me shoqerine ne nje shoqeri aksionere te madhe. Ne kete shoqeri qeveria e votuar nga rreth 45 e shqiptareve ka parazgjedhur te marre 80 te fitimeve. Ndersa opozita qe edhe ajo eshte votuar nga po e njejta shumice ka mbetur me 20 te fitimeve. Ne kete terren qeveria lufton te ruaje poziten e saj kurse opozita duke mos rrezikuar ate qe merr aktualisht ne minorance aksionesh Bashkine e Tiranes lufton ti zere vendin qeverise jo per te sjelle ndryshim po per te marre perqindjen qe merr qeveria e sotme. Pra rezultati i zgjedhjeve lidhet drejtperdrejt me raportin e fitimeve te paleve ne shoqerite e perbashketa te investimeve. Kjo shpjegon investimin e madh publik qe palet bejne ne cdo fushate zgjedhore. Edhe ne fushaten qe sapo kemi hyre kjo gje duket qarte.
Arena ku zhvillohet kjo beteje eshte shteti i cili perdoret si instrument per te garantuar status quone politike ne keto shoqeri te perbashketa qe percaktohen nga rezultati i zgjedhjeve. Sjelljet dashamirese te shtetit ndaj politikes biznesit dhe investimeve e kane bere ate shtetin si seline e shoqerive te perbashketa te investimit. Pasuria publike qe shteti duhet ta administroje ne dobi te publikut eshte kapitali ne natyre qe vendoset ne keto shoqeri me vendim qeverie dhe me leje ndertimi te bashkive. Vlera e aksioneve percaktohet nga zgjedhjet politike si dhe nga fakti se kush merr qeverine. Gjykatat jane thjesht zyra arbitrazhi privat qe duhet te zgjidhin mosmarreveshjet zakonisht ne dobi te me te fortit. Ndersa ortaket konkrete caktohen nga kryetaret e partive. Kjo shoqeri e madhe aksionere e ka emrin Republika e Shqiperise. Ky emer eshte ngrire ne Kushtetute e cila vleresohet e zbatohet sa e si statuti i shoqerive aksionere. Kjo eshte gjendja ku jemi.