E Shtunë, 31 Tetor 2026

E përplas makina, vdes 7-vjeçari në Korçë

 

Korçë- Pasditen e sotme në një nga rrugët kryesore të shëtitores “Fan Noli” në qytetin e Korçës ndodhi një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një fëmije 7-vjeçar. Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se fëmija teksa ka blerë një akullore në një nga lokalet e shëtitores ka vrapuar dhe ka ka dalë në rrugën kryesore. Pikërisht aty është goditur nga një makinë me targa të huaja, e cila po qarkullonte në këtë rrugë.

Policia po punon për identifikimin e fëmijës dhe për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me pasojë vdekjen.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia, por ende nuk bëhen të ditura detaje të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›