Durrës, arrestohen 4 zyrtarë të ALUIZNI-t

Policia e Durrësit ka vënë në pranga katër persona, zyrtarë të zyrës së ALUIZNI-t në Durrës. Sipas të dhënave paraprake mësohet se ndaj tyre rëndojnë akuzat e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës.
Në pranga janë vënë: Drejtuesi i zyrës së ALUIZNI-t Qamil Byberi 65-vjeç, Përgjegjësi i Grupit të Kontrollit të Territorit Rexhep Kuçana 52-vjeç, Specialisti i Terrenit Gjon Doçi 49 vjeç, dhe Përgjegjësja e Grupit të Kontrollit të Territorit pranë kësaj zyre dhe Gentiana Gjepali 38 vjeçe.
Dosja hetimore në ngarkim të tyre i ka kaluar për hetime të mëtejshme të prokurorisë, ndërkohë që për momentin nuk bëhen të ditura detaje rreth aferave në të cilat mund të jenë përfshirë punonjësit në fjalë.