PS protestë në Berat: Integrimi i vendit, peng i votave të vjedhura
BERAT- Protestat e nisura nga Partia Socialiste në mbarë vendin janë ndalur dhe në fshatin Vertik të Beratit. Banorët e kësaj zone kanë protestuar pasi në shumë fshatra të komunës së Velavishtit tokat bujqësore janë përmbytur nga lumi Osum dhe ata nuk kanë përfituar asnjë ndihmë nga shteti.
“Do liberalizohen vizat por ka disa kushte dhe kushti kryesor është vota e lirë dhe e ndershme. Duhet të mbarojë dhe njëherë historia e vjedhjes së votës në këtë vend. Në të gjithë fqinjët tanë, bëhen zgjedhje në Greqi, bëhen zgjedhje në Maqedoni, bëhen zgjedhje në Mal të Zi dhe në Kosovë dhe në shqipëri akoma po na vjedh Saliu votat. Vjedhësit kanë vetëm një emër ata quhen grabitqarë të votës dhe duhet të shkojnë përpara ligjit qofshin të majtë apo të djathtë.” u shpreh deputeti Fidel Ylli.
Ylli theksoi se historia e vjedhjes së votës duhet të përfundojë njëherë e mirë në Shqipëri. Sipas tij, Shqipëria është ende në pkën ku diskutohet vjedhja e votës në një kohë që pretendohet hyrja në Bashkimin Europian.
(e.n/News24/BalkanWeb)