Peqin, vetëvritet nga pakujdesia 36-vjeçari, vetëplagoset një 50-vjeçar
Një 36-vjeçar është vetëvrarë nga pakujdesia pasditen e sotme në qytetin e Peqinit ndërkohë që nëj 50-vjeçar ka tentuar të vetëvritet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e shtetasit Sami Hasa ku 36-vjeçari Dritan Daja duke pastruar armën është vetëvrarë aksidentalisht. Ndërkohë shtetasi Sami Hasa ndërsa e ka parë 36-vjeçarin të mbuluar nga gjaku ka marrë armën e tij dhe ka tentuar të vetëvritet.
Menjëherë 50-vjeçari Hasa është dërguar në spital ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes.
Menjëherë 50-vjeçari Hasa është dërguar në spital ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes.