E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, arrestohen 4 punonjës të Aluiznit, abuzuan me detyrën

DURRËS- Arrestohen 4 punonjës të Aluizmit në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tyre është bërë i mundur sot nga policia e këtij qyteti, ndërsa mësohet se një tjetër punonjës është në arrest shtëpie.

Katër punonjësit e Aluizmit kanë përfunduar në pranga nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Blutë e Durrësit bëjnë të ditur se të arrestuarit janë kreu i Aluizmit në Shkozet, Qamil Dyberi si dhe punonjësit Rexhep Kucana, Gjon Doci dhe Gentian Gjilpëra.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›