Durrës, arrestohen 7 persona për kontrabandë me karburantin

Burime zyrtare të policisë së qarkut bënë të ditur se gjatë operacionit të koduar “Siguria” janë bllokuar dy autobote më një sasi të përgjithshme prej 41 500 litra karburant, që po dërgoheshin në mënyrë të paligjshme nga Porto Romano drejt Shkodrës dhe Fierit.
S. Doçi (43 vjeç, nga Tirana), Y. Troplini (50 vjeç, nga Durrësi), A. Mustafa (36 vjeç, nga Tirana), doganierë në sektorin e Porto Romanos; K. Çullhaj (35 vjeç, agjent doganor në firmën “Ferri”), Lauret Bega (40 vjeç, magazinier në firmën “Euro Petrol”), Afrim Meçe (38 vjeç, banues në Krujë, drejtues i autobotit me targë SH 8895 D / SH 9037) dhe Pëllumb Metollari (61 vjeç, banues në Fier, drejtues i autobotit të firmës “Special Gas” me targa FR 0737 D) u arrestuan pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë natës së kaluar kanë mundësuar kalimin kontrabandë nga Porti i Romano-Port të një sasie prej 41 500 litra karburant drejt pikave të karburantit në Shkodër dhe Fier, mësohet nga burimet e policisë.
/Start/E.B/
2011-11-06 17:39