E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto në sesionin e Komitetit të Ministrave të KiE-së

Zyra e shtypit e MPJ-së njoftoi se gjatë këtij sesioni do të bëhet kalimi i Kryesisë së këtij Komiteti nga Ukraina tek Britania e Madhe për periudhën nëntor 2011 - maj 2012. Pas Britanisë së Madhe, për herë të parë pas gati 17 vitesh anëtarësimi në këtë organizatë të rëndësishme pan-evropiane, Shqipëria do të marrë kryesimin e këtij organi vendimmarrës të KiE-së, për periudhën maj - nëntor 2012.

Në cilësinë e kryetarit të ardhshëm të Komitetit të Ministrave, ministri Haxhinasto në fjalën e tij do të shprehë vullnetin dhe angazhimin e Kryesisë shqiptare, për të dhënë kontributin e saj konkret në promovimin e vlerave themelore, si dhe në realizimin e prioriteteve kryesore të veprimtarisë së Këshillit të Evropës.

Me këtë rast, ministri Haxhinasto do të zhvillojë takime me homologun e tij britanik, William Hague,  Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, Thorbjørn Jagland, ministrin e Jashtëm të Andorës, Gilbert Saboya Sunyé, vend i cili do të marrë Kryesinë pas vendit tonë etj.
/Start/

                                                                                             2011-11-06 18:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›