Ruçi: Mazhoranca nuk ka kuorum për skafet

Ai tha se çështja zvarritet qëllimisht, pasi mazhoranca nuk e ka kuorumin e duhur.
‘Rendi i ditës kishte të bënte me dy amendime. Së pari, para se të paraqitet kjo kemi parë materialin që i është paraqitur deputetëve, ju, stafi juaj, keni hequr nismën e opozitës pavarësisht se jemi pro të gjitha procedurave. Nëse nisma e deputetëve është kështu siç thoni ju rregullorja duhet të ishte depozituar 24 orë më parë. Nëse kryetari i grupit të mazhorancës kishte kundërshtime duhet ta bënte në seancë. Pra të gjitha këto nuk janë shkaqe. Kjo është një shkelje procedurale. Do ju kërkoj sic keni premtuar ditën e parë që keni thënë se do ishin garante dhe avokatja e opozitës, te jeni e tillë’, u shpreh Ruçi, duke iu drejtuar kryetares së Kuvendit. Nga ana e saj, Topalli tha se ishte avokate e çdo deputeti. “Siç ju kam premtuar ditën e parë, sa të jem kryetare e Parlamentit unë jam avokatja e juaj, do ndihesha e fyer nëse do mendonit të kundërtën”, tha Topalli.
Nënkryetari i grupit të PD-së, Edi Paloka, tha se komisioni i Ligjeve e ka hedhur poshtë këtë nismë të opozitës për heqjen e ligjit që ndalon qarkullimin e skafeve. “Sot kam qenë për tu diskutuar nisma e PS lidhur me moratoriumit. Unë si relatori dhe nënkryetar i grupit dua të sqaroj se në komisionin e Ligjeve e kemi hedhur poshtë këtë nismë, por siç thatë dhe ju, janë hedhur poshtë se ndryshe nga qëndrimi që kemi mbajtur kërkon një zbutje të moratoriumit. Kemi vendosur që më parë të kalojë në komisionin e ligjeve pastaj në seancë. Për të mirën e tyre. Por, siç jemi mësuar PS e mohon edhe kur është në të mirë të tyre”, tha Paloka.
Ndërkohë, gjatë seancës u miratua ligji për kthimin e borxhit prej 5.4 milionë dollarësh Kroacisë, të akumuluar gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë. "Borxhi i qeverisë shqiptare ndaj Kroacisë, me vlerë 5.4 milionë dollarë, do të paguhet brenda dy viteve në harkun kohor të çdo 6 mujori", deklaroi relatori i marrëveshjes, deputeti Sybi Hida. Hida u shpreh se lidhur me shlyerjen e borxhit me vendet e ish- Jugosllavisë, ka mbetur vetëm Maqedonia vendi, me të cilin pritet dhe nënshkrimi i marrëveshjes. /Start/
2012-06-14 11:27