Durrës, asnjë ndihme te përmbyturve

Kushtet atmosferike kane përmirësuar gjendjen ne lagjet qe u preken nga përmbytjet ne Durrës, por banoret vijojnë te jetojnë ne shtëpi me qira, apo tek te afërmit, pasi banesat e tyre janë te dëmtuara. Madje shume prej tyre, pasi u është shkatërruar çdo gjë, kane marre rrugët e emigracionit. Nadire Ibrahimi, banore e lagjes 13, tregon se djali i saj, se bashku me familjen e tij, u nis drejt Turqisë, pasi nuk mund ta përballonte me jetesën pas situatës se krijuar. Edhe banore te tjerë te zonës se plazhit tregojnë se nuk kane marre asnjë ndihme dhe bëjnë thirrje për dëmshpërblim. Ndërsa banoret presin dëmshpërblim nga shteti për t'iu rikthyer jetesës normale, ne Durrës mbetet emergjente edhe ndërhyrja ne kolektorin e ujerave te larta te zonës se plazhit, i cili është shkaku kryesor i përmbytjes.
Shpërndaje