Berisha Kutite i perkasin te kaluares
Deklaraten e beri dje ne nje konference per shtyp kryeministri Sali Berisha i cili ne komunikimin me mediat prezantoi drejtoreshen ekzekutive te AgjenciseKombetare te Investimeve dhe Zhvillimit AIDA Eneida Guria. I pyetur per djegien e kutive proces i cili do te nise kete te premte kreu i qeverise u pergjigj Nga AIDA te kutia skam ndermend. I perket vitit te kaluar. Vazhdo me pyetjen per kete vit. Duke komentuar negociatat e
zhvilluara me opoziten per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit Berisha akuzoi Ramen se udhehiqet nga psikologjia e bunkerit simbol i regjimit komunist. Sipas tij nje grup deputetesh ne Partine Socialiste duke nenkuptuar anetaret e LMN-se kane meriten qe futen opoziten ne Parlament. E verteta eshte se shqiptaret duhet ti jene mirenjohes atij grupi fare te vogel deputetesh te Partise Socialiste te cilet i thane ne nuk i djegim mandatet dhe mos mendoni se kane qene shume. Ai e pa se mandatet do ti merrnin kundershtaret e tij ne parti dhe ne qofte se pranoi qe te mos digjeshin mandatet e beri per interesin e tij dhe jo te vendit u shpreh me tej Berisha. Kryeministri shpjegoi me tej se perse u rrezua nisma e fundit e opozites per ngritjen e komisionit hetimor ku deklaroi se Rama nuk pranoi te vendoste ne objektin e hetimit termat fakte dhe prova te cilat parashikohen edhe ne vendimet e Gjykates Kushtetuese. Per kete rast ai solli nje shembull nga akuzat qe iu bene per ngjarjet e vitit 1997. Ky vend ka njohur cdo gje dhe kur une u akuzova per krime kunder njerezimit 8 muaj para Sllobodan Milloshevicit te pakten paraqiten nje prove nje shishe Coca-Cola me limonate kurse ky nuk ka asnje fakt asnje dokument asnje deshmi dhe kur bashkepunetore te tij i thone se kjo eshte e turpshme theksoi kreu i ekzekutivit. Sipas tij Ne Shqiperi ka neobllokmene si ky qe duan te shkelmojne voten. Ekstratokesore Jo ai eshte tokesor dhe drejton forcen politike kryesore. Pra nuk behet ndryshe. Qeveria ka qendrimin e vet shume te qarte do tu ofroje bashkepunimin e vet maksimal ne kuadrin e parimeve themelore te lirise te Kushtetutes te rendit. Ne linjen e akuzave per kundershtarin e tij politik Berisha permendi edhe festimet e Vitit te Ri te cilat sipas tij ne Tirane kaluan pa koncert nderkohe qe kryetari i bashkise i kaloi pushimet ne Paris. Megjithate per kryeministrin opozita per te gjitha keto qendrime do te marre vleresimin e qytetareve ne zgjedhjet e 28 qershorit. U takon shqiptareve ta vendosin dhe do ta vendosin. 8 maji eshte nje date ne te cilen shqiptaret do te dine mencurisht te percaktojne te ardhmen e tyre do te dine te clirohen ne menyre perfundimtare nga psikologjia e Bllokut. Ne kemi te bejme me nje restauracion te vertete ne Partine Socialiste. Absolutisht me nje proces te restauracionit tha me tej kreu i maxhorances.
Vizat e statusi
Sipas Berishes protestat dhe greva e urise e ndermarre nga opozita kishin per qellim pengimin e heqjes se vizave per qytetaret shqiptare. I pyetur nese me kete klime marredheniesh mes opozites dhe maxhorances edhe per kete vit nuk do te merret statusi kandidat kryeministri siguroi vetem per vullnetin e shumices. Une ju siguroj se kete vit qeveria do te beje gjithcka ka ne dore per te permbushur detyrimet e saj por nje gje qeveria nuk mund te beje kurre te udheheqe opoziten. Kjo as ne tentativen me te vogel. Ne qofte se ka nje gje nga karriera ime politike eshte se politiken une e bazoj ne moral. Morali dhe normat e mia nuk me lejojne te bej as edhe hapin me te vogel pervecse ofertave publike ndaj opozites tha me tej kreu i ekzekutivit.
ADI SHKEMBI