E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, kapen hajdutët e banesave

Një grup kriminal, të akuzuar si autorë të disa grabitjeve të banesave në Tiranë, kanë  përfunduar  ditën e sotme në prangat e policisë së kryeqytetit.

Bëhet fjalë për pesë persona, ndërsa janë arrestuar tre prej tyre dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Duke i’u referuar të dhënave të policisë së Tiranës,  janë arrestuar Dorik Kurti, Armando Elezi, Altin Buduri, të cilët nga hetimet mësohet se janë autorë të vjedhjes së disa banesave.

Ndërkaq, ndaj tre autorëve është marrë masa e menjëhershme e arrestit. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbulimin dhe dokumetimin e vjedhjeve të tjera të cilat janë kryer nga ky grup kriminal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›