E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, bashkia shpërblen nxënësit më të mirë

Durrës- Bashkia e Durrësit ka vendosur që të stimulojë nxënësit më të mirë të qytetit. Në zbatim të projektit “Investojmë sot për një të ardhme të sigurtë nesër” është kryer nga Bashkia e Durrësit shpërblimi i nxënësve me rezultate të shkëlqyera në mësime dhe aktivitete të ndryshme me një fond prej 1.5 milion lekesh të reja.

Në këtë qytet nga 7795 nxënës të shkollave të mesme publike, jo publike e profesionale 83 nxënës janë me të gjitha notat 10. Në këtë ceremoni u shpërblyen 30 nxënës nga shkollat 9-vjeçare, të mesme të përgjithshme, profesionale publike dhe jo publike.

Ata janë jo vetëm nxënës me rezultate të larta, por dhe të dalluar në olimpiada zonale, kombëtaredhe mbarë kombëtare. Përveç shpërblimit material që varion nga 30.000 deri në 70.000 sipas kategorive të nxënësve të dalluar, në ceremoninë qe është zhvilluar ne sallen e Keshillit Bashkiak atyre iu dha edhe një çertifikatë”E ardhmja e Qytetit” nga ana e Kryetarit të Bashkisë Vangjush Dako.

Në fjalën e tij përshëndetëse kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako deklaroi se Bashkia e Durrësit do të jetë gjithmonë pranë nxënësve dhe do ti stimulojë ata në përvetësimin sa më të mirë të dijeve dhe vënien e tyre në zbatim të së ardhmes evropiane të qytetit.

Nga të 30 nxënësit e dalluar, 12 prej tyre janë nxënës që kanë arritur vleresimet më të larta në maturën shtetërore dhe provimet me zgjedhje dhe që e kanë renditur Durrësin si një nga qytetet me maturantët më të përgatitur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›