Kanos gruan me armë, pranga 54-vjeçarit
Tiranë- Një 54-vjeçar është ndaluar sot nga policia, pasi është kapur në flagrancë teksa kërcënonte me armë bashkëshorten. Sipas burimeve të policisë, bëhet e ditur se në pranga është vënë shtetasi Osman Hoxha, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të armëbajtjes pa leje.
“Arrestimi i tij u bë pasi ka kanosur seriozisht për jetën bashkëshorten e tij shtetasen N.Hoxha, 49-vjeç”- thanë burimet e policisë, të cilat shtuan se gjatë kontrollit në banesëiu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë, tre krëhera dhe 24 fishekë.
Pas ndalimit, ai u shoqërua në ambientet e policisë, ndërkohë që mbi të rëndon akzua e kanosjes dhe prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake. Materialet për këtë çështje i kanë kaluar për veprime të mëtejshme prokurorisë.