Durrës, betonohen kanalet, ujrat e zeza përsëri në det
DURRES- Pushuesit në zonën bregdetare të shkëmbi të Kavajës dhe Golemit që s'kanë reshtur së ankuari për sa i përket derdhjes së fekaleve në e det, pas shkatërrimit të 43 tubacioneve gjatë ditëve të fundit, tashmë kanë ujë dhe mjedise rëre të pastër.
Por kjo ndotje, në një linjë të tërthortë, përsëri përfundon në det, përkatësisht në Porto Romano, duke lënë prezent shqetësimin alarmant të ndotjes.
Përpara disa ditëve zbulimi i kanaleve të ujërave të zeza poshtë rërës së bregdetit, të cilat përfundonin në det u trajtua si një skandal mjedisor në pikun e sezonit turistik. Në këto kushte, inspektorati i mjedisit u detyrua të ndërhyjë dhe të detyrojë subjektet që të ndryshojnë situatën. Pas disa ditëve nga kjo ndërhyrje në 43 tubacione ilegale që shërbenin për derdhjen e fekaleve të hoteleve dhe pallateve në ujët e detit, bëhet e ditur se këto tubacione janë betonuar në grykëderdhje dhe në të njëjtën kohë që të gjitha këto objekte janë detyruar që të boshatisin gropat septike. Pronarët evadojnë mbetjet nga gropa septike me mjete dhe i hedhin në kanalin kryesor të ujërave të zeza të qytetit të Durrësit, i cili derdhet në Porto Romano.
Ky kanal kalon mes përmes zonës së ish-kënetës duke përshkuar të gjithë këtë zonë të banuar dhe përsëri përfundon në det nëpërmjet hidrovorit të Porto Romanos. Për më tepër, ky kanal është i zbuluar dhe përhap në ish-kënetë një arome kutërbuese.
Në këtë mënyrë, fekalet që derdheshin tek shkëmbi i Kavajës dhe Golem, tashmë janë "transferuar" në një plazh tjetër në jug të Durrësit.
Zgjidhja e mos derdhjes në det të ujërave të zeza do të realizohet pasi të përfundojë impianti i përpunimit të ujërave të zeza në Shën Vlash. Por për mbulimin e kanalit kryesor që do të zgjidhte përfundimisht evitimin e derdhjes së ujërave të zeza në det ende nuk është menduar.
(marre nga Gazeta Shqiptare/s. g/BalkanWeb)