E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, Flakë në kodrën e Vilës ndërhyjnë zjarrfikësit

DURRES- Forcat zjarrfikëse të Durrësit kanë ndërhyrë në kohë për të shuar një zjarr, flakët e të cilit u përhapën sot pasdite në kodrën e Vilës mbi qytetin bregdetar.
Era me drejtim nga juglindja që fryn gjatë pasdites në Durrës rrezikoi përhapjen e flakëve, por ndërhyrja e forcave dhe mjeteve zjarrfikëse ishte e shpejtë dhe efikase, thanë burimet lokale të policisë.
Flakët u shuan rreth orës 19.00, ndërsa po punohet për të sqaruar rrethanat e zjarrit në zonën e pyllëzuar me pisha pranë Vilës mbretërore të ndërtuar 85 vjet më parë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›