E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Qeveria pa para s'është në gjëndje të paguajë policinë

TIRANE-  Partia Socialiste mbështet protestën e forca speciale të policisë të cilët që prej gati 4 muajsh nuk janë paguar për orët shtesë dhe dietat që u takon sipas ligjit.
Kreu i Sindikatës së Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta denoncoi dje mosmarrjen e dietave që nga muaji prill 2010 i afro 500 forca speciale të repartit RENEA, të Skuadrave Speciale Operacionale apo të Reparteve të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Deputeti socialist Pirro Lutaj e cilësoi sot situatën si provë e falimentimit të plotë ekonomik të qeverisë.

“Ky fakt tregon shkallën e degradimit të qeverisë shqiptare, e cila sot gjendet e zbuluar përballë një fakti të thjeshtë: pamundësisë për të paguar strukturat e rendit dhe dorëzimit përpara falimentit të plotë ekonomik.“- tha zoti Lutaj në një prononcim nga selia rozë.

Në emër të Partisë Socialiste, deputeti kërkoi “largimin e kryeministrit dhe të kësaj qeverie, ministrat e së cilës po çudisin dynjanë me pasuritë e tyre”, ndërkohë që “situata financiare e qeverisë së Sali Berishës ka mbërritur në atë pikë sa nuk është më në gjendje të paguajë as gardianët e ligjit.”
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›