Greva për pronat, rëndohet gjendja e të ‘ngujuarve’
TIRANE- Vijon greva e urisë e 14 familjeve, të cilat u nxorën jashtë banesave nga Përmbarimi, në rrugën "Margarita Tutulani" në kryeqytet. Në grevë aktualisht janë 10 banorë, pasi 4 të moshuar janë detyruar ta ndërpresin atë për shkak të problemeve shëndetësore. Ata kanë shfaqur probleme me tensionin dhe zemrën, dhe janë dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Paraditen e sotme autoambulanca ka shkruar 3 herë në ambientet e grevës, ndërkohë që mjeku Fatos Karaulli deklaroi për mediat se banorët duhet të marrin mjekim të vazhdueshëm.
Mjeku siguroi se grevistët do të mbahen nën mbikëqyrjen e bluzave të bardha, tekda bëri me dije se dy prej tyre vuajnë nga tensioni i lartë.
Banorët kanë deklaruar se kërkojnë ndërhyrjen e shtetit në këtë situatë, sepse shumë prej tyre nuk kanë ku të strehohen, pasi nuk kanë vendbanime. Për këtë arsye, familjet janë vizituar ditën e djeshme nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili u ka ofruar ndihmën e bashkisë për strehim, banorëve të futur në grevë urie.
Basha u ka bërë me dije qytetarëve se bashkia do u mundësojë sistemimin e menjëhershëm në banesa me qira, derisa të ketë mundësi t'i sistemojë me 3 programet për strehim: banesat sociale, kreditë e buta ose bonusi i qerasë që ofron Bashkia e Tiranës." Më herët, banorët janë vizituar nga Avokati i Popullit, Igli Totozani.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Greva për pronën, Basha: Mundësojmë strehimin, Xhafaj-Tahiri vizitojnë të 'ngujuarit'