Durrës, bllokohen 30 kg drogë, tre të arrestuar
Autori i Lajmit: Redaksia
Policia e Durrësit ka bllokuar 30 kilogram cannabis sattiva dhe ka vënë në pranga tre persona. Burime zyrtare nga uniformat blu të qytetit bregdetar kanë bërë të ditur se, lënda narkotike është kapur gjatë operacionit të koduar “Mëngjes i freskët” dhe kishte si destinacion Italinë.
Aksioni është bërë nga efektivët e antidrogës së Policisë së Durrësit, të cilët kishin marrë informacione në rrugë operative në lidhje me kalimin e kësaj lënde narkotike.
Të prangosurit
Burimet zyrtare thanë se, në pranga kanë rënë, Dorjan Kanani, 22 vjeç, lindur e banues në Përmet, Lirak Bejko, 45 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë në vitin 1985 me 10 vjet burg për veprën penale të tentativës së “arratisjes” dhe Arjan Peçi, 43 vjeç, lindur e banues në fshatin Varash të Përmetit, i dënuar më parë për veprën penale të “tentativës së vrasjes”. Siç bëhet e ditur kapja në flagrancë e këtyre personave është bërë në orën 07:20 minuta, në vendin e quajtur “Rrota e kuqe”, në lagjen numër 13, Plazh, Durrës. Siç duket të ndaluarit janë mundur që të përfitonin nga largimi i vëmendjes së policisë nga aktiviteti kriminal, për shkak të zhvillimit të protestës së PS, që vazhdon, por nuk ja kanë dalë, pasi janë mbajtur nën vëzhgim nga uniformat blu.
Hetimi
Personat e arrestuar ditën e djeshme, kishin qenë nën vëzhgim nga policia, pasi ishin të dyshuar për aktivitete kriminale, përveç faktit që ata kishin të dënuar dhe më parë. Kanë qenë informacionet e ardhura në rrugë operative që kanë bërë nisjen e hetimeve. Prej disa ditësh ata ishin mbajtur nën vëzhgim për të ardhur në ndalimin e tyre. Kështu gjatë orëve të natës së dy ditëve më parë, policia është njoftuar për lëvizjen e të dyshuarve. Pikërisht pas këtij informacioni është organizuar dhe operacioni i ndalimit të tyre. Pasi janë siguruar se të dyshuarit kanë marrë lëndën narkotike, që ende nuk është mësuar se ku është marrë, atëherë ka filluar ndjekja. Ndalimi është bërë nga një postbllok në vendin e quajtur “Rrota e kuqe”, në Durrës.
Droga
Policia tha se, pas punës hetimore të kryer nga efektiva të Seksionit Kundër Narkotikeve, është ushtruar një kontroll në automjetin tip “Mercedez Benz” me targa PR 0888 B, i drejtuar dhe në pronësi të Arjan Peçi, në të cilin po udhëtonin edhe shtetasit Dorjan Kanani e Lirak Bejko. Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e këtij mjeti, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një çantë me një sasi prej 29 kilogramësh e 053 gram lëndë e dyshuar si narkotike e llojit cannabis sativa, e ndarë në 28 pako. Po kështu nga policia është bërë dhe sekuestrimi i autoveturës që kryente transportin e lëndës. Nga ana e policisë ndaj të arrestuarve janë kryer veprimet procedurale për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”. Dosja me materialet i ka kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për hetimet e mëtejshme.
Ky lajm është publikuar: 02/05/2010