E Diel, 1 Nëntor 2026

Milano Shqiptari i vrarë me thikë, i dënuar për trafik prostitucioni

Autori i Lajmit: Redaksia

Shqiptari 30-vjeçar, i cili është vrarë me thikë mbrëmë në Milano, sipas policisë italiane ishte i dënuar për shfrytëzim prostitucioni. Media lokale në Milano, shkruan se 30-vjeçari me iniciale E.M, u qëllua me thikë në zemër nga persona ende të paidentifikuar dhe më pas, policia mori njoftim nga disa persona pranë vendngjarjes, në linjën e urgjencës publike 118. Shqiptari u qëllua me thikë në veri të qytetit rreth orës 21:30. Viktima kishte jetuar me leje të rregullt qëndrimi në Itali e cila pas skadimit të afatit ishte rinovuar. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me identifikimin apo jo të personave përgjegjës të këtij krimi. Policia tha se nuk u gjetën dëshmitarë në vendin e ngjarjes te rruga “Torricelli” në Milano. Ai u gjet i masakruar me thikë dhe në grahmat e fundit të jetës viktima u dërgua në spitalin “San Paolo” të Milanos por atje u konfirmua vdekja e tij, pas plagëve që kishte marrë nga goditje me thikë në zemër.
Ky lajm është publikuar: 02/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›