Durrës, bllokohen 32 pika të tregtimit të mishit
DURRËS- Prej 10 ditësh, në të gjitha pikat e tregëtimit dhe therrjes së mishit në rrethin e Durrësit, grupi i Task- Forcës, me specialistë të higjenës, institucionit të tatimeve, si dhe Autoritetit të Kontrollit të Ushqimit po ushtrojnë kontroll ndaj këtyre bizneseve për kushtet higjenike, si dhe dokumentacionin e nevojshëm lidhur me aktivitetin e tyre.
Nga kontrollet e kryera deri tani, për mungesë të dokumentacionit, apo kushteve higjeno-sanitare gjatë ushtrimit të aktivitetit, në qytetin bregdetar janë bllokuar 32 biznese, nga 43 të tilla të kontrolluara deri tani.
Koordinatori i Task Forcës pranë prefekturës së Durrësit, Adrian Zhamo, tha se gjatë fundjavës së kaluar, kontrolleve i janë nënshtruar pikat e tregtimit të mishit brenda qytetit të Durrësit, ku janë bllokuar 7 biznese të tregtimit dhe therjes së kafshëve.
Zhamo tha se gjatë kontrolleve pranë rrugëve kryesore kombëtare dhe atyre rajonale janë konstatuar 22 subjekte të paregjistruara, ndërkohë që në zonën e Fushë Krujës, janë bllokuar 16 subjekte të tregtimit të mishit dhe 45 kg mish, jashtë kushteve të tregtimit.
(ma.ar/BalkanWeb)