Pacolli: Nuk e njoh Krasniqin

Pacolli ka thënë se në Kosovë ka dëshira të ndryshme ndërkaq nga televizioni ka marrë vesh për deputetin Krasniqi, i cili sot gjatë një seance në Parlamentin e Kosovës kërkoj dorëheqjen e ekzekutivit për shkak të aferës së Grandit.
Ndryshe, Pacolli ditë më parë ka thënë se ish ministri i kulturës Astrit Haraqija kishte kërkuar nga ai 3.5 milion euro që të ai të mund të privatizoj Grandit.
Kjo deklaratë e Pacollit i ishte dhënë prokurorisë së Kosovës e cila po merret me hetimet për vetvrasjen e Dino Asanaj.
Pacolli të jap dorëheqje
Bazuar në zhvillimet e fundit rreth përfshirjes së zyrtarëve të qeverisë në afera që dyshohen për korrupsion, deputeti i PDK-së Halit Krasniqi, i bëri thirrje kryeministrit të vendit që të mendoj për ndryshime serioze në koalicionin qeverisës.
Ai kërkoi riformatim të Qeverisë me mundësi të zgjerimit me partnerë të tjerë, por me kërkesën që PDK-ja të ruajë rolin udhëheqës.
Ai tha se do të ishte e moralshme që zëvendëskryeministri, Pacolli, i cili nuk e ka pasur guximin të bëjë denoncim të menjëhershëm në organet e drejtësisë për çështjet që janë ngritur, të jep dorëheqje dhe më këtë do të krijohen mundësi për rishikimin e koalicionit aktual qeverisës.
”Institucioni i moralit politik i cili duhet të funksionojë vazhdimisht, e sidomos me këto zhvillime, e kërkon dorëheqjen nga funksioni medoemos dhe në mënyrë të parevokueshme për të krijuar hapësirë institucionale veprimeve të drejtësisë. Goditje më të rëndë mbi imazhin e qeverisë nuk kemi pasur asnjëherë”, tha Krasniqi, siç transmeton RTK.