E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, bllokohet kamioni me 200 kg drogë

Kamioni i bllokuar

Pas rreth 800 kg kanabis që u kap në fund të muajit dhjetor, një sasi tjetër e përafërt me rreth  200 kg drogë me karakteristikat e Kanabis Stativa është sekuestruar nga oficerët e antidrogës në Durrës këtë fillim viti.

Sasia e lëndës narkotike është sekuestruar në një kamion me traga të huaja  në tentativë për të kaluar nëpërmjet linjës së trageteve Durrës-Bari. Kamioni ka hyrë në orët e mbrëmjes kur edhe piku i udhëtarëve ka qenë i madh, por nuk ka mundur që të kalojë përtej pikës së kontrollit për shkak se specialistët e Antidrogës kanë dyshuar dhe pasi kanë bërë kontrollin me qenë antidrogë, kanë bllokuar mjetin në një pikë, për një kontroll më të imtësishëm.

Policia deri në orët e mbrëmjes ka mbajtur informacion të rezervuar rreth sasisë së drogës së kapur dhe targës së automjetit si dhe identitetin e drejtuesit të tij. Pas arrestimit të drejtuesit të mjetit dhe sekuestrimit që i është bërë lendes narkotike policia ka vazhduar që të kontrolloje paretet e mbulesës së rimorkios se mjetit dhe ka arritur të gjejë 10 kg lëndë narkotike të dyshuar si heroinë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, si autor i dyshuar i trafikimit të lëndës narkotike u arrestua në flagrancë personi i cili po kryente transportimin e saj drejt Italisë, shtetasi Tushemir Lleshaj, 29 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›