Zimbave, ligji kundër brekëve të përdorura
E përditshmja The Guardian publikoi sot një artikull që prek veçanërisht shoqërinë shqiptare edhe pse ka të bëjë me një vend të varfër siç është Zimbave. Me anë të një ligji të ri qeveria e vendit Afrikanë ka ndaluar çdo lloj tregtimi të veshjeve të brendshme të përdorura.
Një burrë i blen gruas së tij brekë të përdorura? Kjo është pyetja retorike që ka ngritur një nga ministrat e qeverisë së Zimbaves dhe që më pas ka quar në krijimin e një ligji që ndalon rreptësisht tregtimin por dhe importimin e veshjeve të brendshme të përdorura.
Nisma është e ministrit të financave Tendai Biti, i cili është shokuar pasi ka njohur një statistik në lidhje me tregun e veshjeve të brendshme të përdorura në Zimbave.
Më kanë thënë se kohët e fundit po importojmë dhe brekë femrash në këtë vend. Si ka mundësi që ka ndodhur diçka e tillë? Nëse jeni një burrë dhe shikoni gruan tuaj që blenë rrobat e brendshme të përdorura atëherë keni dështuar, kështu është shprehur ministri Biti. Ai ka shtuar se nëse burri i vajzës së tij do të toleronte diçka të till, nuk do të hezitonte për asnjë moment që të merrte vajzën në shtëpi, deri sa i shoqi të siguronte një jetesë të denjë për të.
Zimbave është vendi më i varfër në botë, papunësia kap shifrën 90% të popullsisë dhe pjesa më e madhe e shtetasve blejnë veshjet e tyre në tregun e rrobave të përdorura.
Përgatiti
Gjergj Thanasi