Timoshenko humb vetëdijen në qeli
Dita ditës rëndohet dhe më shumë gjëndja shëndetësore e ish-kryeministres së Ukrainës Julia Timoshenko, e cila ka humbur vetëdijen për më shumë se 2 orë në qelinë e burgut.
Ky lajm është konfirmuar nga zëdhënësi i partisë së ish-kryeministres, ndërsa sqaron se ajo ka ka humbur vetëdijen pasi ka marrë një kurë kundër një sëmundje virale.
Kura i është dhënë nga mjekët e spitalit të burgut, ku po vuan dënimin nën akuzën e korrupsionit. Kjo ngjarje ka ndodhur në datën 6 janar,- saktëson më tej avokati ligjor i Timoshenkos, ndërsa akuzoi policinë e burgut për neglizhencë.