Kontrabanda, 7 të arrestuar, mes tyre edhe 3 doganierë

Policia e Durrësit së sajë të një operacioni të ndërmarrë ditën e sotme ka bërë të mundur arrestimin e 7 persona për kontrabandë ku mes tyre edhe 3 doganierë.
Burime nga policia bëjnë me dije se, pas një hetimi disa mujor të sektorit kundra krimit ekonomik në policinë e Durrësit u bë i mundur arrestimi i tre doganierëve Ylli Troplini, Artur Mustafa dhe Klodjan Sullhani.
Gjithashtu në prangat e policisë kanë rënë edhe shtetasit Selman Doci, Laurent Beka, Afrim Meçe, Pëllumb Metollari të cilët janë punonjës të disa prej subjekteve tregtare në fushën e karburantëve.
Sipas policisë të arrestuarit akuzohen për kontrabandë mallrash dhe karburanti, ndërkohë që kanë nisur hetimet për verifikimin se nëse ka persona të tjerë të përfshirë në kontrabandë.