E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, Burrë e grua gjenden të vdekur në banesë

DURRES- Një cift, burrë e grua janë gjetur të vdekur sot në mëngjes në banesën e tyre në lagjen numër 14 të Durrësit.

 Viktimat Dedë e Marte Malndrea, përkatësisht 54 e 52 vjec ishin nga Mirdita por banonin në Durrës.

Bashkeshortet, prindër të 5 fëmijëve, që jetonin të vetëm në banesë, janë gjetur të vdekur rreth orës 07.30 minuta të mëngjesit të sotëm.  Fqinjët kanë dëgjuar krisma armësh dhe kanë njoftuar policinë. Kanë qenë forcat blu që i kanë gjetur të vrarë me armë zjarri, brenda në banesë ciftin Malndrea. Në banesë është gjetur dhe një armë pistoletë tip TT.

Dyshimet e para flitet se mund të kemi të bëjmë me një vrasje dhe më pas vetëvrasje. Në momentin kur policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, banesa ku jetonte cifti, prindër të 5 fëmijëve ka qenë e mbyllur nga brenda.

Dyshohet se bashkëshorti pasi ka qëlluar mbi gruan, në gjëndje shoku të ketë qëlluar më pas dhe veten. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur rrethanat e vdekjes së cifti.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›