E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e dëborës, bllokohen akset kryesore të qarkullimit

Rikthehen rreshjet e dëborës, duke bllokuar akset kryesore të qarkullimit rrugorë në vend. Problemet me trashësinë e dëborës janë shënuar kryesisht në verilindje të vendit, ku disa komuna, fshatra dhe rrugë lidhëse janë izoluar gjatë 24 orëve të fundit. Deri më tani rrugët e bllokuara nga dëbora janë Kukës Peshkopi, ku po punohet për të hapur rrugën me borëpastruese, Qafë Mali -Kukës, si dhe Qafë Mali Bajram- Curr. Gjithashtu probleme ka pasur edhe në aksin Kukës- Shishtavec, nga tuneli i Kalimashit, Kukës -Prizren, Kukës Krumë, por në këtë rast rruga është e kalueshme, ndonëse automjetet lëvizin me zinxhirë. Deri tani trashësia e dëborës ka shkuar deri në 50 cm brenda në qytet, ndërsa në lartësi më të mëdha e kalon gjysëm metrin. Ndërkohë që rreth 10 komuna në Kukës janë bllokuar si Golaj, Gjinaj në Has, Shishtaveci në Kukës, Topojan, Zapod, etj, ndërsa disa fshatra janë izoluar, prej dy ditësh. Reshjet e bores kanë përfshire intesivisht edhe Qarkun e Dibrës duke sjellë probleme edhe në disa Komuna të Qarkut. Komuna Lure, Kalaja e Dodes, Selishtë, Trebisht, Zerqan, e Kraste janë të izoluara prej 24 oresh. I izoluar eshte edhe aksi rrugor Peshkopi Librazhd, ndërsa janë paraqitur ne rrugën nacionale Peshkopi - Burrel ne Qafë Bualli. Ky aks eshte i kalueshëm vetëm në një sens dhe vetëm ne raste kur automjetet janë të pajisur me zinxhirë, ndërkohë që disa shkolla nuk e kanë zhvilluar proçesin mesimorë. Te izoluara jane edhe Komunat e Macukullit dhe ajo e Xibrit ne rrethin e Matit si dhe disa fshatra malore ne komunat e tjera te Matit. Aktualisht po punohet me borëpastruesen në rrugën nacionale Peshkopi - Qafe Bualli dhe po hidhet krypë dhe skorie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›