E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e dëborës vështirëson kalimin e automjeteve nga Elbasani

Rikthimi i rreshjeve ka bllokuar për disa ore aksin rrugor qe lidh Tiranën me qytetin e Elbasanit në Qafën e Krrabës. Reshjet e dendura të deborës e kanë bllokuar këtë aks, megjithese po punohet per zhbllokimin dhe mbajtjen nën kontroll të tij. Veshtiresi të shumta janë paraqitur edhe në segmente te ndryshme të tjera të qarkut të Elbasanit si në aksin qe lidh Përrenjasin me qytetin e Pogradecit. Sipas specialisteve te mirëmbajtjes së rrugëve dhe specialisteve të qarkullimit rrugor është i detyrueshëm perdorimi i zinxhirëve në të dy keto akse. Nderkohë vazhdon të jetë i bllokuar edhe aksi Sterbleve-Lunik që lidh qytetin e Librazhdit me Peshkopinë ku trashësia e dëbores i kalon 40 centimetrat. Situata paraqitet me problematike në disa zona rurale të ketij qarku ku më i prekuri është rrethi i Librazhdit . Konkretisht rezultojne të bllokuara fshatrat Gurshpat dhe Vilan të komunes Polis, fshatrat Skenderbej dhe Bardhaj të komunes së Rrajces dhe fshati Qarrishtë i komunes Qendër Librazhd. Perfaqësues të shtabit të emergjencave në prefekturën e Elbasanit konfirmojne se janë marrë masat per rikthimin në normalitet të situates në zonat e prekura si dhe për parandalimin e bllokimit të zonave të tjera, por puna po vështiresohet nga rreshjet intesive që kanë shoqëruar gjithë ditën e hënë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›