E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, dy kalimtarë aksidentohen me vdekje në zonën e plazhit

DURRËS- Dy persona kanë humbur jetën në dy aksidente të ndryshme që kanë ndodhur në Durrës. Sipas burimeve të policisë mësohet se të dy aksidentet janë regjistruar në zonën e plazhit dhe viktimat janë dy kalimtarë, njëri prej të cilëve i goditur nga një motor dhe tjetri nga një makine me targa të Tiranës.
Sipas burimeve, njëri prej viktimave ka ndërruar jetë në spital, ku u dërgua për mjekim, ndërkohë që tjetri ka gjetur vdekjen menjëherë.
Policia ka mbërritur në vendet e aksidenteve dhe ka bërë shoqërimin e drejtuesve të automjeteve në komisariat, ndërkohë që po hetohet për të zbardhur shkaqet.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›