E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres dyndje pushuesish drejt plazhit

Temperaturat e larta kanë bërë që qindra pushues të dynden drejt plazhit të Durrësit këtë fundjavë, duke e mbipopulluar atë përgjatë gjithë gjatësisë së tij.

Pushues të shumtë ditorë, të cilët kanë nisur frekuentimin e bregdetit, shëtitjeve, aktiviteteve sportive dhe pse jo edhe futjes në det, i kanë dhënë një tjetër gjallëri zonës. Teksa lënë vend për përmiresim, pushuesit pohojnë se plazhi i Durrësit mbetet destinacioni i duhur për të kaluar pushimet verore.

Përveç plazhit tradicional të Durrësit, pushuesit u janë drejtuar edhe plazheve të tjera, sikurse janë ai i Golemit, Malit të Robit, Porto-Romanos apo Gjirit të Lalzit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›