E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi vritet shqiptari plagoset nje tjeter

Një emigrant shqiptar i moshës 58 vjeç ka humbur jetën dhe një tjetër, 53 vjeçar është plagosur pas një incidenti të ndodhur ditën e sotme në zonën Akarnes të Athinës.

Sipas policisë, që citon dëshmitarë okularë, në orët e para të mëngjesit, një autoveturë që e ngiste një qytetar grek ka goditur 53 vjeçarin, madje e ka marrë zvarrë për disa metra. Ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin Atikon, ka pasuar një zënkë ndërmjet kalimtarëve, mes të cilëve dhe emigrantë shqiptarë, dhe drejtuesit të mjetit, i cili më pas është larguar nga vendngjarja. Por ai është kthyer pas pak, i armatosur dhe ka shtënë, duke plagosur për vdekje një emigrant shqiptar të moshës 58 vjeç dhe një emigrant pakistanez. Të dy ata janë dërguar në spitalin Evangelismo, ku mjekët kanë konstatuar se emigranti shqiptar nuk ndodhej më në jetë.

Policia ka ndërmarrë një operacion të gjerë për gjetjen dhe arrestimin e autorit të vrasjes, që sipas dëshmitarëve është shtetas greke, por deri më tani kërkimet nuk kanë dhënë rezultat.

Policia ende nuk ka publikuar as emrat e viktimave, por as targen dhe markën e automjetit të grekut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›